Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një kamion në fshatin Llozicë të Malishevës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vozitësi i kamionit ishte shtetas serbë ndërsa viktima kosovarë, shkruan arbresh.info.
Në raportin 24 orësh thuhet gjithashtu se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i lirohet familjarëve për ceremoni varrimi.
“Fshati Llozicë, Malishevë 09.03.2020-19:30. I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë derisa kishte qenë duke e drejtuar kamionin e tij në rrugë e kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar i cili ka marrë lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i lirohet familjarëve për ceremoni varrimi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport./arbresh.info/
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj