Sot në Malishevë një mësimdhënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe si pasojë dy shkolla janë mbyllur dhe po zhvillojnë mësimin online.
I infektuari ishte mësimdhënës në dy shkolla. Kjo u bë e ditur nga një postim i Komunës së Malishevës në Facebook.
Komuna poashtu njofton se një person është shëruar nga Covid-19.
Njoftimi i plotë i Komunës se Malishevës:
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online, pasi i rasti i ri, është mësimdhënëse në dy shkolla.
Të dhënat për personin e shëruar janë konfirmuar në komunikimin në mes të IKSHPK dhe Komunës së Malishevës, ndërsa rasti i ri është konfirmuar nga vet personi, të cilin IKSHPK e ka njoftuar përmes telefonit.
Rasti i ri është regjistruar në fshatin Damanek.
Pas takimit të sotëm të Task-Forcës për arsim, në Komunën e Malishevës, është marrë vendim që shkolla në Damanek dhe shkolla e mesme profesionale në Kijevë, të kalojnë në planin C të mbajtjes së mësimit, deri në një vendim tjetër.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: të prekur me covid-19 deri më sot, janë regjistruar 253 raste, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë 6 persona.
https://www.facebook.com/komuna.malisheve/posts/3986784044681418
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...