Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, ka bërë të ditur se nga nesër në Komunën e Malishevës fillon vaksinimi i qenve me pronarë.
Ky vaksinim bëhet kundër sëmundjes së tërbimit dhe për dehelmetizimin e tyre kundër ekinokokut.
Nga kjo komunë kanë bërë thirje për të gjithë pronarët e qenve, që të bashkëpunojnë me ekipet për vaksinimin e qenve.
Gjithashtu është bërë e ditur njoftimet për vaksinimin e qenve në vendbanimin e tyre, do të bëhen dy ditë më herët në vendet publike, siç janë shkollat, dyqanet dhe shtyllat elektrike nëpër fshatra.
Ky projekt, është i mbështetur nga Drejtoria e Bujqësisë./klan kosova/
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...