Ish-kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi, tha se Radio Televizoni i Kosovës ka kohë që po vuan ‘papërgjegjësinë’ e institucionit, që është themelues, Kuvendi i Kosovës, duke mos i siguruar një pavarësi financiare, që do të ndikonte edhe në pavarësinë editoriale dhe vendimmarrëse.
“Me rishikim të Buxhetit të Kosovës, RTK-së duhet t’i kthehet buxheti që i është ndalë me qëllim, si një presion politik mbi Menaxhmentin, si dhe të heqet raportimi tremujor, duke pas parasysh se një raportim i tillë shfrytëzohet vetëm për poena politik. Mbikëqyrja financiare duhet të ekzistojë, por ka mekanizma tjerë, e jo një raportim kur më shumë raportuesit gjykohen, se sa dëgjohen!Kuvendi i Kosovës si themelues i Transmetuesit Publik e ka për obligim të sigurojë financim të qëndrueshëm, e jo të lë në dëshirën e ministrave të financave buxhetin për RTK, të cilët vendosin sipas preferencave”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.
Postimi i plotë
Radio Televizoni i Kosovës ka kohë që po vuan ‘papërgjegjësinë’ e institucionit, që është themelues, Kuvendi i Kosovës, duke mos i siguruar një pavarësi financiare, që do të ndikonte edhe në pavarësinë editoriale dhe vendimmarrëse.
Pavarësisht dy iniciativave që ka pasur në dy legjislaturat e kaluara për draftimin e ligjit, megjithatë nuk është arritur të finalizohet, sepse nuk ka pas vullnet politik dhe aq më keq, partitë opozitare ligjin e kanë lidh me persona individual, duke e lënë kështu institucionin e vetëm publik medial pa financim të qëndrueshëm dhe objekt.
Edhe me keq, dy partitë që kanë bojkotuar votimin e ligjit, në qeverisjen e përbashkët të shkurtër, dëmtuam edhe më shumë Transmetuesin Publik, duke ja shkurtuar edhe më buxhetin, edhe ashtu të pamjaftueshëm për rrethanat e reja teknologjike.
Në seancën e vonshme, ku është votuar Ligji për Buxhetin, nuk kam dëgjuar asnjë deputet shqiptar të pyet pse RTK-së i është shkurtuar buxheti, përvec deputetit nga komuniteti turk Fikrim Damka, që as ai nuk e mori përgjigjen.
Me rishikim të Buxhetit të Kosovës, RTK-së duhet t’i kthehet buxheti që i është ndalë me qëllim, si një presion politik mbi Menaxhmentin, si dhe të heqet raportimi tremujor, duke pas parasysh se një raportim i tillë shfrytëzohet vetëm për poena politik. Mbikëqyrja financiare duhet të ekzistojë, por ka mekanizma tjerë, e jo një raportim kur më shumë raportuesit gjykohen, se sa dëgjohen!
Kuvendi i Kosovës si themelues i Transmetuesit Publik e ka për obligim të sigurojë financim të qëndrueshëm, e jo të lë në dëshirën e ministrave të financave buxhetin për RTK, të cilët vendosin sipas preferencave.
Po ashtu, është shumë imediate që Kuvendi i Kosovës dhe deputetët të kryjnë procedurat e përzgjedhjes së Bordit të RTK-së, duke e ditë që ka mbi 6 muaj që RTK ska bord funksional, e si rrjedhojë shumica e pozitave menaxhuese funksionojnë me ushtrues detyre.
https://www.facebook.com/aferdita.maliqi/posts/10221201485882213
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...