Për të shënuar festën më të rëndësishme të Malit të Zi, 13 Korrikun – Ditën e Shtetësisë, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq organizoi sot një manifestim në Prishtinë, ku foli për të kaluarën dhe të tashmen e shtetit të tij.
Duke folur për historinë e Malit të Zi, Miljaniq tha se 13 Korriku është festë e madhe për ta, pasi që më 1878 Mali i Zi u bë shteti i 27-të pavarur dhe ndërkombëtarisht i pranuar në botë.
Ndër të tjera, Miljaniq tha se Mali i Zi sot në Ballkan është një nga faktorët kryesorë të paqes, mirëkuptimit, stabilitetit dhe bashkëpunimit.
Mali i zi, shtoi ambasadori, ka plane të mëdha të zhvillimit dhe integrimeve ndërkombëtare.
“Negociatat për bashkëngjitje në Bashkimin Evropian po zhvillohen, ndërsa me të drejtë presim edhe ftesë për në NATO për, shpresojmë, anëtarësim të shpejtë fuqiplotë në këtë organizatë ushtarako-politike. Në fakt, Mali i Zi është vend i hapur për të gjithë miqtë dhe njerëzit qëllimmirë”, tha ai.
Miljaniq falënderoi individë dhe institucione të Kosovës, të cilët, siç tha, kanë ndihmuar në mënyrë të pakursyer dhe miqësore për organizimin e tubimit të sotëm dhe shënimin dinjitoz të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi.
Të pranishëm në këtë organizim, ndër të tjerët, ishin edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërsa pati edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe sfera kulturore e Kosovës.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim