Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj është takuar me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutaska.
Gjatë këtij takimi, Malaj ka theksuar se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut, shkruan Arbresh.info.
“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoj Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it.” , shkroi ai.
Tutje, Malaj ka konfirmuar se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, duke thënë se “vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë.”
“Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj. Gjithashtu, i bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...