Sekretari i Aleancës Kosova e RE (AKR),Vesel Makolli, thotë se Nëse shikohet nga prizmi global marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, është një e arritur e madhe për shuarjen e një vatre krize dhe bllokimin e përhapjes së konfliktit eventual shumë të rrezikshëm nga lindja në Ballkan.
Sipas tij, Kosova një dekade ka qenë peng e kësaj marrëveshje, duke i bart pasojat e shtangimit të zhvillimit ekonomik dhe diplomatik ndërkombëtar.
Makolli, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook thotë se shikuar nga prizmi kosovar-shqiptar, është një arritje shumë e vonuar, me pasoja në të gjitha lëmit e jetës, që do të ndikojnë negativisht edhe shumë vite të tjera.
“Marrëveshja ne fjale, nëse aplikohet ne afatet kohore te caktuara ne aneksin e saj, përveç sigurisë dhe paqes ne regjion, i hap horizontet te dyja shtete drejt BE-se, dhe mundësitë për zhvillim dhe prosperitet te te dyja vendeve. Kjo marrëveshje do të ketë ndërmjetësim permanent nga BE, dhe monitorim stërkit për respektimin e afateve implementuese kohore nga komisionet gjegjëse ndërkombëtare, andaj është e veçante nga te gjitha marrëveshjet tjera qe janë arritur deri me tash, dhe është e pamundur qe palët t’i eskivojne apo t’u ikin obligimeve te marra. Çdo mos përmbushje ne tërësi e obligimeve te marra do te penalizohet nga faktori ndërkombëtar”, shkruan Makolli./Arbresh.info/
Postimi i plotë
Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjës...
Nacho mund të transferohet në Itali
Shkon në 30 numri i ushtarëve të lënduar të KFOR-it
Sulm me dronë në Moskë
Bildt për tensionet në veri: Sulmet e militantëve serbë ndaj...
Arbër Hajdari nuk do të jetë më opinionist në Big Brother VI...