Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Agim Ramadani” mbrapa Teatrit në Prishtinë. Një këmbësorë, derisa po kalonte rrugën në zebra, është shtypur nga një makinë që ishte në lëvizje. Si pasojë, një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë.
Policia dhe ndihma e shpejtë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet mosha dhe gjinia e këmbësorit.
Rastin për “arbresh.info” e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 9 ne rrugën Agim Ramadani ne Prishtine ka ndodhur një aksident trafiku ku kane qene te përfshirë një këmbësore dhe një automjet. Në këtë rast lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërkohe qe ngasësi i automjetit te përfshirë ne aksident është shoqëruar ne polici”, ka thënë ajo.
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq