Kosova ka shënuar disa rezultate pozitive në pengimin e margjinalizimit në Kosovë, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë. Kështu u tha në konferencën “Tejkalimi i margjinalizimit – Çka tani dhe çka më tutje?.
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATEC), Kushtrim Kaloshi, tha se qëllimi i kësaj konference vjetore është fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe gjetjen e zgjidhjeve adekuate për këtë kategori të shoqërisë, raporton kp.
Sipas tij, falë aktivitetit të tyre në bashkëpunim me shumë organizata dhe USAID ka pasur rezultate të prekshme për t’u dalë në ndihmë grupeve të margjinalizuara.
Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se krijimi i ligjit për OJQ-të është shumë i rëndësishëm, prandaj ka kërkuar që të mos të ketë kthim prapa për këtë ligj.
Magno tha se duhet të sigurohemi që në rrugën e zhvillimit të Kosovës mos të mbetet prapa asnjë qytetar.
Ajo po ashtu tha se ndonëse roli i gruas është ngritur në Kosovë mbetet shumë për të bërë, teksa ka rekomanduar që të gjithë komuniteteve t’u dëgjohet zëri i tyre dhe të kundërshtojnë praktikat që nuk janë të duhura.
Arbër Nuhiu nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale (CSGD) tha se për shkak të kulturës, komuniteti LGBT vazhdon të jetë ndër më të margjinalizuarit në shoqërinë kosovare.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...