Kompania ‘M-Technologie’ pjesë e gjigantit global ‘Mabetex Group’ sot në sheshin ‘Nëna Terezë’ ka organizuar një panair lëvizës lidhur me arritjen e fundit të fasadave nga alumini.
Menaxheri gjeneral në ‘M-techonolobie’, Argjent Këpuska ka thënë se me këtë panair duan të sensibilizojnë opinionin publik për të arriturat e fundit në fushën e fasadave, dyerve dhe dritareve nga alumini.
“Kemi organizuar këtë ngjarje ku kemi sjellë ‘M-Technologie’ sh.p.k pjesë e ‘Mabetex Group’, kompani globale së bashku me partnerin e saj nga Gjermania ‘Schuco’ e cila është lider botëror në prodhimin e teknologjisë së lartë të dyerve, dritareve dhe fasadave nga alumini. Panairi lëvizës në qendër të Prishtinës është organizuar me qëllim të sensibilizimit të opinionit publik në Prishtinë për të arriturat e fundit në fushën e fasadave të dyerve dhe dritareve nga alumini të teknologjisë së lartë”, ka thënë ai.
Këpuska ka theksuar se kjo gjë mund të iu shërbej qytetarëve në ruajtjen e ambientit dhe kursimit të energjisë.
“Besoj që do të kemi vizitorë meqenëse sot tërë ditën deri në orën 16:00 do të jetë këtu kamioni. Shpresojmë që vizitorët do të jenë të kënaqur në informatat që do t’i marrin dhe që do të shërbejnë si në aspektin e mbledhjes së informatave në drejtim të mbrojtjes së ambientit, kursimit të energjisë dhe arriturave të fundit të lëmisë”, është shprehur ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/285699335605092/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...