Është bërë hapja solemne e fabrikës më moderne të xhamit në Kosovë. Gjiganti M-Technologie pjesë e Mabetex Group, ka bërë investimin e radhës në Kosovë, në industrinë e xhamit.

Hapjen e kësaj fabrike e ka bërë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.


Në këtë event po marrin pjesë figura të njohura politike në vend si dhe të huaj.
Rreth 10 milionë euro janë investuar në fabrikën e re që do të hapet më 06 Shtator 2018, në Lebanë, Prishtinë.
Fabrika e re do të bëjë përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit, me teknologjinë e fundit, e cila përveç mbulimit të nevojave të tregut vendor, do të zgjerohet edhe në tregjet evropiane.
Me eksperiencën e krijuar ndër vite nëpër vendet e ndryshme të botës, M-Technologie vazhdon të jetë adresa e parë në vendin tonë kur bëhet fjalë për projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave nga alumini dhe PVC.

Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...