M-Technologie hapë fabrikën më moderne të xhamit në Kosovë

12:36 | 6 Shtator 2018
M. A.

Është bërë hapja solemne e fabrikës më moderne të xhamit në Kosovë.  Gjiganti M-Technologie pjesë e Mabetex Group, ka bërë investimin e radhës në Kosovë, në industrinë e xhamit.

 

Hapjen e kësaj fabrike e ka bërë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në këtë event po marrin pjesë figura të njohura politike në vend si dhe të huaj.

Rreth 10 milionë euro janë investuar në fabrikën e re që do të hapet më 06 Shtator 2018, në Lebanë, Prishtinë.

Fabrika e re do të bëjë përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit, me teknologjinë e fundit, e cila përveç mbulimit të nevojave të tregut vendor, do të zgjerohet edhe në tregjet evropiane.

Me eksperiencën e krijuar ndër vite nëpër vendet e ndryshme të botës, M-Technologie vazhdon të jetë adresa e parë në vendin tonë kur bëhet fjalë për projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave nga alumini dhe PVC.