Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja

18:44 | 16 Shkurt 2026
E.H

Artisti i njohur, Lyrical Son (Festim Arifi) ka kujtuar fëmijërinë e tij kur iu arrestua babai

“Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati pshtoi qysh pshtoi. Unë jam kanë t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”, tha Arifi në emisionin DPT te Fidani

Ai shtoi se heronjtë për të nuk lidhen me personazhe si Spiderman apo Batman, por me përvojën e tij: “S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha Lyrical Son.

Ndërkaq, Lyrical Son do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Shpërndaje në rrjete sociale