Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur aksion simbolik, për barazi në institucione dhe në pronë ishte parulla që aktivistët e Lëvizjes shënuan muret e institucioneve te Kosovës për të vënë në pah pabarazinë e madhe shoqërore.
Arbëreshë Kryeziu-Halimi nga LVV, ka thënë se aktualisht rreth 82% janë të përjashtuar nga ekonomia e vendit. raporton Arbresh.info
“Ç ‘kuptim ka te flasësh në prani të grave në komisione e borde kur ato ndërtohen me misionin për negociata pa kushte për privatizimin e aseteve publike ose krijimin e privilegjeve të reja. Aktualisht rreth 82% janë të përjashtuar nga ekonomia e vendit as në ambientin e shoqërisë civile e as në institucione publike, pra grat e vajzat nuk janë ende sa duhet që të jenë pjesëmarrëse”, tha ajo
Gjithashtu ka thënë se në shoqërinë tonë vetëm 4 % e grave kanë pronë të trashëguar, dhe se na duhet pjesëmarrje e vrullshëm dhe e madhe sepse na duhet barazia dhe drejtësia.
Në Republikën tonë ekziston po ashtu edhe ligji për trashëgimi por në shoqërinë tonë vetëm 4 % e grave kanë pronë të trashëguar dhe kjo nuk është vetëm simptomë e kulturës mbizotëruese e trashëguar por mbi të gjitha është plaçkitje që tolerohet me vetëdije nga noteri e deri tek sistemi me i lartë i drejtësisë. Kjo pra është dhunë që e le shoqërinë e varfër gruan pa pronë dhe në shtëpi të dhunuar fizikisht, pa gruan e barabartë nuk mund të ketë republikë”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/428404611238755/
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...