Raporti i auditimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Lëvizjen Vetëvendosje ka zbuluar se partia kishte të hyra në vlerë prej 2,337,168 euro gjatë vitit 2024, ndërsa shpenzimet e raportuara ishin 1,805,296 euro.
Gjatë procesit të auditimit, janë evidentuar mangësi në dokumentimin e shpenzimeve të caktuara.
Sipas raportit, në disa raste, partia ka përdorur vetëm kupona fiskalë për të justifikuar blerje të ndryshme, pa siguruar dokumentacionin mbështetës të nevojshëm që do të provonte legjitimitetin e këtyre shpenzimeve.
“Gjithashtu është vërejtur se ka raste kur faturat e shpenzimeve nuk janë të lëshuara në emër të subjektit politik, por në emër të anëtarëve apo menaxhmentit. Kjo praktikë bie ndesh me kërkesat ligjore dhe rregullative në fuqi, të cilat kërkojnë që shpenzimet e subjektit politik të jenë të dokumentuara me fatura të rregullta dhe të lëshuara në emër të vetë subjektit”, thuhet në raport.
Përveç kësaj, auditori ka vërejtur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka deponuar disa të hyra nga anëtarësimet në llogarinë zyrtare bankare të partisë.
“Gjatë shqyrtimit financiar u konstatua se në vitin 2024, subjekti politik ka pranuar 493.50 euro nga anëtarësimet në para të gatshme, të cilat nuk janë derdhur në llogarinë bankare. Edhe pse kjo shumë përfaqëson vetëm 0.03% të të hyrave të përgjithshme, veprimi bie ndesh me kërkesat e Ligjit Nr. 03/L-174 Për financimin e subjekteve politike”, thuhet në raport.
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...