Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se përmes militantëve partiakë po iu bënë trysni qytetarëve, ku persona të paautorizuar janë parë në afërsi të qendrave të votimit, shkruan arbresh.info.
Shefi i shtabit zgjedhor, Visar Shehu për arbresh.info tha se kanë shprehur shqetësimin dhe kanë raportuar në polici grumbullimet e militantëve të PDK-së në dy qendra të votimit.
“Ne e kemi shpreh shqetësimin tonë për grumbullimin e personave të paautorizuar në prani të qendrave të votimit me theks të veçantë në lagjen “Korrilla”, ku aty gjendet shkolla fillore e mesme e ultë “Motrat Qiriazi”, pastaj është shkolla “Lekë Dukagjini’, në lagjen “Dy Korriku”, ku edhe rastin e kemi raportuar ne polici. Njerëz të pa autorizuam janë parë në këto pika edhe në qendra të votimit dhe jashtë tyre. Këta persona janë militantë të partisë së kundërt “, tha Shehu.
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...