Ftesës së partisë së Albin Kurtit për protestë më 29 shtator 2018 nuk do t’i bashkëngjitet LDK-ja e as PSD-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri.info”.
Lëvizja Vetëvendosje pas dhjetë ditësh (29 shtator 2018) do t’i rifillojë protestat në sheshet e Prishtinës për ta kundërshtuar iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve dhe kompromise të dhimbshme me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut.
Megjithatë, ftesës së partisë së Albin Kurtit për protestë nuk do t’i bashkëngjiten as ish-bashkëpartiakët e tyre, të cilët qe disa muaj janë bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
As partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të protestojë bashkë me Vetëvendosjen.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...