Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel qendror, njëherësh udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë, Lutfi Haziri, gjashtë vizitës në Shtabin e Degës, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin masivisht në votime për t’i dhënë solemnitet e manifestim vendit.
“Nga vizita në Shtabin e Degës së Gjilanit, kuptova se dalja e qytetarëve deri në ora 11:00, është 8 për qind dhe krahasuar me zgjedhjet e fundit, është në trendin e njëjtë”.
“Apeloj të gjithë qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe krejt Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të votimit për dalje sa më masive në zgjedhje. Kjo është dita juaj, kjo është dita e bardhë e Kosovës në të cilën ju e përcaktoni mandatin e ardhshëm të udhëheqjes së Republikës sonë”, ka thënë Haziri.
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë