Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Me anë të një postimi në Facebook, Haziri bëri të ditur se në mbledhje të Kryesisë së Degës, ai ka paraqitur draftin final të analizës dhe raportit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ku LDK kishte shënuar një rezultat pozitiv.
Postimi i plotë:
Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!
Në cilësinë e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si bartës i proceseve politike në komunë, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kam paraqitur draftin final të Këshillit të Degës për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.
Përkundër trendit pozitiv dhe konfirmimit për deputet në Kuvendin e Republikës, LDK në Gjilan po vazhdon tani përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Si Kryetar i Degës, kam pranuar komentet, kam miratuar analizën dhe raportin detaj të zgjedhjeve të fundit për Kuvend të Republikës, ndërkaq kemi filluar me procesin e përgatitjeve fillestare për zgjedhjet lokale.
Bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjmë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do ta sigurtonte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual e i praniueshëm për ta rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv.
Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë.
LDK në Gjilan ka unitet politik e funksional. Jemi një familje politike dhe kemi një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së në Komunën e Gjilanit.
Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...