Lutfi Haziri fiton pa balotazh me 50.9%, Alban Hyseni i dyti me 41.9%

00:16 | 6 Tetor 2021
Trina Galanxhi

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Gjilanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit i ka publikuar sonte, e sipas të cilave kandidati i LDK-së Lutfi Haziri e fiton garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit me 50.9%. I dyti renditet ai LVV, Alban Hyseni që ka dalë i dyti me 41.9%.

Janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 21-28 shtator 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të padeklaruar:

Lutfi Haziri – LDK: 50.9%
Alban Hyseni – LVV: 41.9%
Leonora Morina – Bunjaku – PDK: 3.6%
Nazim Gagica – AAK: 1.8%
Nuk e di: 1.8%
Refuzon të përgjigjet: 0.7%
Lulzim Bexheti: 0.3%
Gani Neziri: 0.2%
Ardian Foniqi – Vatra: 10.1%.
Me vota të deklaruara, përqindja e qytetarëve ishte si në grafikët e mëposhtëm:

Shpërndaje në rrjete sociale