Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të mbajtur sot në Prishtinë, për tu dal në mbrojtje ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Lushtaku, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga marshi i sotëm duke thënë se pjesëmarrja gjithë popullore sipas tij është mesazh i mirë se historia nuk rishkruhet dhe se Liria ka emër, UÇK.
“Një marsh madhështor në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj me pjesëmarrje gjithëpopullore është mesazhi më i mirë se historia nuk rishkruhet dhe se Liria ka emër – UÇK”, ka shkruar Lushtaku.
Rreth 100 mijë qytetarë nga anembanë Kosova dhe jo vetëm, u bënë sot pjesë e Marshit për Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, gjyqi ndaj të cilëve nis nesër në Hagës./Arbresh.info/
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...