Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së heronjve të kombit kosovarë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Lushtaku, përshkruan Fehmi Lladrovcin si një strateg ushtarak i jashtëzakonshëm më përvojë të madhe luftarake edhe në Kroaci.
“Në përvjetorin e rënies heroike, sot kujtojmë Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy nga strategët dhe ideatorët e lëvizjeve për rezistencë të armatosur në Kosovë. Fehmiu e Xheva ishin të veçantë, të edukuar e të formuar për njeri-tjetrin. Feha ishte strateg ushtarak i jashtëzakonshëm më përvojë të madhe luftarake edhe në Kroaci”, ka shkruar ai.
Ai, përshkruan sfidat që kanë kaluar gjatë betejave që kishin së bashku gjatë luftës.
“Bashkë me Fehmiun e Xhevën kemi kaluar shumë sfida. Kemi bërë edhe shumë beteja së bashku, ku e kam parë guximin e jashtëzakonshëm të tyre për të luftuar për lirinë e Kosovës.
Gjatë fillimit të ofensivës së shtatorit 1998 në Drenicë, e cila ishte njëra ndër ofensivat më mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, jemi takuar në Gllanasellë e pastaj në Prekaz me Fehmiun e Xhevën. Jemi marrur vesh që secili të mbrojë pozicionet e veta luftarake sa të është e mundur”, ka shkruar Lushtaku në Facebook, raporton arbresh.info.
https://www.facebook.com/SamiLushtaku/posts/1794014434080684
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...