Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit të tij nga burgu i sigurisë së lartë në Gerdofc, është pritur nga bashkëvendësit në një odë, ku ka bashkëbiseduar me ta.
Më herët, para shtëpisë së tij, ai është përshëndetur me qytetarë të shumtë, nën gjëmimin e tupanëve dhe brohoritjeve.
Para se të kthehej në shtëpi, ish-komandanti i UÇK’së për zonën e Drenicës ka bërë homazhe fillimisht pranë varrit të komandantit Adem Jashari në Prekaz dhe të rënëve nga kjo familje për liri.
Gjykata Supreme ka vendosur sot për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...