Partitë politike kanë filluar që t’i zyrtarizojnë kandidatët për kryetar të komunave kur kanë mbetur edhe tre muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 17 tetor.
Një garë e nxehtë pritet të jetë në komunën e Skenderajt, kjo për faktin edhe të dilemave të ngritura, nëse ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka të drejtë ligjore të kandidoj për të parin e këtij qyteti.
Ish kryetari i Skenderajt për disa mandate, Sami Lushtaku ka thënë për “Indeksonline”, se e ka konsultuar ligjin dhe se nuk ka asnjë pengesë për të kandiduar.
“Unë ligjin e kam konsultuar dhe mendoj se kam drejtë të kandidoj. Unë punoj ditën e natën dhe nuk ndalna asnjëherë. Unë e kam ndërmend me i hy kandidaturës tash të shohim”.
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se po punon shumë dhe se është krejt kohën në terren.
Komuna e Skenderajt qeveriset nga Bekim Jashari, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte kandiduar si kandidat i pavarur, dhe ishte përkrahur nga shumica e partive në këtë komunë.
Deri më tash Jashari nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare, nëse synon mandatin e tij të dytë në krye të Skenderajt.
Drenica vazhdon të mbetet bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...