Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj ka folur sonte në “Debat” të RTK-së edhe për çështje politike, me theks të veçantë për mundësinë e hyrjes së kësaj partie në koalicionin qeverisës.
Ai ka thënë se nëse PDK-ja bëhet pjesë e pushtetit, atëherë këtë e bën vetëm më një kusht.
“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë ai.
Sipas tij, PDK-ja nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë vetëm sa për t’ia bërë numrat të tjerëve.
“Neve na vije keq për qytetarët që t’i çojmë në zgjedhje, edhe pse ne jemi shumë të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje. Por edhe po të shkohet në zgjedhje, prapë se prapë do të ketë koalicione të partive. Mos të bëhemi si Italia që të shkojmë kaq shpesh në zgjedhje”, ka thënë ai.
Lushtaku e ka pranuar se në PDK kanë disktuar për përfshirje ose jo në qeveri, por se vendim nuk kanë ende.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit