Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar lidhur me koston e blerjes së librave shkollorë për nxënësit e klasës së shtatë.
Në llogarinë e saj në Facebook, Lushaku-Sadriu ka publikuar një faturë që arrin shumën prej 110 eurosh, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera shkollore.
“E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo,” ka shkruar ajo në postim, duke shprehur shqetësimin për pamjaftueshmërinë e mbështetjes financiare të paraparë nga qeveria.
Lushaku-Sadriu thekson se shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike në fillim të vitit të ri shkollor, ndërsa çmimet për librat dhe materialet shkollore vazhdojnë të rriten.
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Vdes ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane