Duke folur për “Radio Evropa e Lirë”, zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka shprehur këtë të martë idëne se perspektiva e Serbisë dhe Kosovës është e qartë, e sipas saj është pajtimi mes dy vendeve dhe integrimi në Bashkimin Europian.
“Normalizimi i marrëdhënieve nënkupton gjithçka, për të cilat palët kanë rënë dakord për të implementuar. Të dyja palët janë të detyruara ta bëjnë këtë gjë, e nuk kanë nevojë të presin njëri-tjetrin”.
Por ajo që ka bërë më shumë bujë është “kërkesa” që indirekt i drejtohet Serbisë.
“Shumica e qytetarëve në Serbi e dinë se Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e saj. Edhe qeveria e Serbisë e di, edhe pse pjesëtarë të kabinetit janë duke u përpjekur ta injorojnë këtë fakt, se Bashkimi Europian, pas Qipros, nuk do të njohë asnjë vend pa një përcaktim të qartë të kufijve të tij”, tha Lunaçek.
Lunaçek shton se mbetet optimiste në lidhje me dialogun që pritet t’i mundësojë Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, gjë që siç shprehet, nënkupton edhe njohjen e saj.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...