Lidhjes Demokratike të Kosovës nga nesër pritet t’i shtohet edhe një fytyrë e njohur publike, e ai është analisti Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve të indeksonline brenda LDK-së, aderimi i Abdixhikut në LDK pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme.
Ndërsa LDK pak minuta më parë ka njoftuar se nesër do të mbajë konferencë për medie, ku, siç thuhet do të prezantohen hapat e radhës drejt fitores në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit 2017.
Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...