Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për zhvillimet më të fundit në vend në aspektin juridik, arritjet e institucionit që ai drejton, sfidat si dhe rastet që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.
Për çështjen e largimit të EULEX-it nga Kosova, Lumezi ka thënë se ka ardhur koha që të gjitha kompetencat në fushën e sundimit të ligjit duhet të kalojnë tek prokurorët dhe gjyqtarët vendorë.
“Ka ardhur koha që të gjitha kompetencat në fushën e sundimit të ligjit t’i marrin prokurorët dhe gjyqtarët vendor. Ne jemi tash në fazën e transferimit të lëndëve nga prokurorët e Eulex-it tek prokurorët vendor, dhe diku deri më tani i kemi transferuar rreth 200 lëndë të cilat më herët i kanë pasur prokurorët e Eulex-it. Të gjitha këto lëndë janë duke u trajtuar nga prokurorët e Prokurorisë Speciale, por edhe nga prokurorët e Prokurorisë Themelore, varësisht prej kompetencës ku është kryer vepra penale”, ka thënë kryeprokurori Lumezi.
Ndiqeni të plotë intervistën:
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...