Këshilli Prokurorial ka vendosur që të themelojë Departamentin për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Këshilli i kryesuar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi gjithashtu ka vendosur që t’i drejtohet presidentes edhe me propozim për shkarkim nga detyra për prokurorin tani e një kohë të suspenduar pa pagesë, Nazmi Mustafi, nga detyra e prokurorit, pasi që kundër këtij personi gjykata ka shqiptuar aktvendim dënues
Po ashtu, prokurori Lulzim Sulejmani, nga prokuroria e Apelit, u caktua anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së prokurorëve, pozitë në të cilën deri më tani ka qenë kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si përfaqësues i Prokurorisë së Apelit.
Si pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe caktimi i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit. Për këtë pozitë Këshilli Prokurorial mori vendim që aprovohet propozimi i prokurorëve të kësaj prokurorie që të caktohet prokurori Haxhi Derguti nga Prokuroria e Apelit, u. D. kryeprokuror, deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Vendimi për pagesën shtesë në mënyrë retroaktive, për muajin mars dhe prill, për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikë së Kosovës, dhe stafin mbështetës u morr gjithashtu në këtë takim.
Këshilli Prokurorial mori vendim edhe për rritjen e numrit të prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, nga numri i tanishëm që është gjashtë në tetë prokurorë, plus një pozitë të jetë e lirë për përfaqësuesin e minoritetit serb, pasi që një gjë e tillë është paraparë sipas marrëveshjes për drejtësinë.
KPK-ja, po ashtu anuloi konkursin e mëparshëm për prokurorë në ZKPSH, si dhe kërkoi që të hapet konkursi i ri për pranimin e tre prokurorëve në këtë zyrë. Po ashtu, Këshilli Prokurorial, caktoi komisionin për përzgjedhjen e prokurorëve në ZKPSH, të kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe me anëtarë Bajram Ukaj e Lura Pula.
Lidhur me raportin për prokurorët që ligjërojnë në universitetet private, kryetari Lumezi, kërkoi që të rishqyrtohet edhe një herë vendimi i KPK-së për lejimin e prokurorëve për të ligjëruar në universitete private, duke vendosur që praktika e deritanishme të ndryshohet pas përfundimit të vitit akademik 2014/2015.
Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për mandatet e drejtorit të Sekretariatit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe drejtorit të Njësitit për vlerësimin e performancës së Prokurorëve, të cilët janë pranuar në punë në bazë të konkursit të shpallur në vitin 2011, me kohëzgjatje për tre vjet.
Kryetari i KPK-së dhe njëherësh kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Prokurorial, që t’i lënë anash pakënaqësitë që kanë njëri me tjetrin dhe ta forcojnë bashkëpunimin mes vete, duke punuar së bashku me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së KPK-së dhe përmirësimit të imazhit të këtij Këshilli.
Kryetari Lumezi, ritheksoi se është i vendosur që ta luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. “E di se do të përballem me sfida të mëdha, por jam i vendosur që të ndryshoj për të mirë imazhin e Këshillit Prokurorial dhe të Kosovës. E di që kjo nuk mund të ndodhë brenda një dite, por e di se patjetër do të ndodhë”, u shpreh kryetari Lumezi.
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...