Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Temë e këtij takimi ishte përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen 14 shkurt 2021.
Zonja Daka vlerësoi bashkëpunimin në proceset e kaluara me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të votës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Kryprokurori i Shtetit, z. Lumezi njoftoi kryetaren e KQZ-së se Prokuroria e Shtetit do të angazhohet në këto zgjedhje, ashtu si në të kaluarën, për mbrojtjën e votës. Ai bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit do të angazhojë një numër të caktuar prokurorësh të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore në bazë të kompetencave dhe Ligjit./arbresh.info/
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...