Të shtunën e 31 marsit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi kishte takuar Këshillin e Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, ka bërë të ditur se ka kërkuar hetim, raportim dhe inspektim nga të gjithë mekanizmat e përfshirë për rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq.
Kryeministri pati deklaruar se kërkesën e ka bërë në bazë të përgjithësive kushtetuese.
IndeksOnline ka siguruar letrën me anë të së cilës mësohet se ekipi do të udhëhiqet nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi bashkë edhe me gjashtë anëtarë të tjerë.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj para këtij hetimi, ka kërkuar raportim me shkrim nga katër përgjegjës, drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit.
Derisa hetimet për rastin e fundit të gjashtë gylenistëve të deportuar të përfundojnë, mbetet e pa definuar situata me Driton Gashin, shefin e AKI-së, kjo pasi që kryeministri dhe presidenti tash për tash kanë qëndrime të ndryshme nëse Gashi do të duhet të jetë ende në krye të inteligjencës kosovare./Indeksonline/

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë