Ernest Luma ka ironizuar me sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosjes Dardan Molliqajn pasi ky i fundit u pa me një foto të kahmotshme së bashku me presidentin Thaçi.
Ai thotë se Molliqaj paska dashur ta fsheh deri në pleqni këtë moment historik me liderin e tij të dikurshëm shpirtëror e politik.
Madje ironizon edhe më thellë duke thënë se duhet kërkuar edhe më thellë nëse del ndonjë selfie me të.
Postimi tij i plotë:
Dallueshëm prej këtij rasti, miqësitë dhe simpatitë politike preferoj me i manifestu’ ashiqare, pa rrejtë dhe pa bo vrci-mrci.
Nëse plaku i atij taborrit tjetër don me vdekë me foto të Josip Brozit në xhep, ky çuni i këtij taborrit kendej, paska pasë me e mshefë deri në pleqni të thellë, nën jastëk, këtë moment historik me liderin e tij të dikurshëm shpirtëror e politik.
Paramendojeni, një rast e ka pasë, dhe thiaz e paska shfytëzu me bo foto me të.
Kqyrni, kqyrni… shpurdhni, se, garant e kanë edhe ndonji selfie historike bashkë.
Sidoqoftë, mjekrrën ia paska lëshu më vonë.
(Në foto: Jo Koçi Xoxe, por Dardan Molliqaj me Hashim Thaçin. Fotoja është e paretushuar)
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...