Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, është ankuar te ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
Ai ka bërë kërkesë për lehtësira në kalimin e zonave kufitare, siç thotë Pajaziti pas shqetësimit të bashkëqytetarëve me gjobat që po i marrin nga policia me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.
“Përmes kësaj letre, njëkohësisht dhe kërkese, dua të ndaj shqetësimin e disa bashkëqytetarëve dhe bashkëkombasve tanë me gjobat që po i marrin nga ana e policisë dhe Gjykatës Themelore të Gjilanit, dega në Kamenicë, me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.
“Ditëve të fundit, shumë bashkëqytetarët tanë janë ankuar se gjatë kalimit të tyre me vetura përmes zonave kufitare Breznicë-Karaçevë dhe Dobrosin-Pogragjë po gjobiten nga autoritetet kosovare me masën “kalim ilegal i kufirit”, dënim që kap shumën prej 85 euro”, shkruan tutje aty.
“Kërkojmë nga Ju që përmes akteve apo formave të posaçme qytetarëve tanë t’ua mundësoni të kalojnë përmes zonave kufitare të sipërpërmendura, pa u konsideruar shkelje, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit, pushimeve verore dhe vikendeve në pjesët tjerë të vitit”, tha Pajaziti në kërkesën drejtuar Sveçles./Arbresh.info/
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq