Një vatër zjarri ka rënë në orët e vona të së dielës në një fushë të hapur në fshatin Mleqan të Malishevës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës.
Sipas Elezajt, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u përpjekur për ta shuar zjarrin.
“Rreth orës 21:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një vatër zjarri në një fushë të hapur, në fshatin Mleqan. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj./Arbresh.info
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...