Zjarri i madh i cili filloi sot rreth orëve të mëngjesit në qendrën tregtare ELKOS Center, në hyrje të Pejës është lokalizuar nga zjarrfikësit, edhe pse ende nuk është shuar krejtësisht.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, policia ka bërë çdo gjë që është e mundur që mos të ketë persona të lënduar.
“Është lokalizuar zjarri, por zjarri e ka bërë punën e vet. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes, s’ka të lënduar, policia ka evakuuar të gjithë personat, s’ka të lënduar”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq, nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të tymit nga zjarrit i madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë./Arbresh.info/
lexo edhe:
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...