Tollovia e krijuar mëngjesin e djeshëm te salla “1 Tetori” në Prishtinë, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të dal me një njoftim, duke treguar se ku do të bëhet vaksinimi nëpër komuna.
Por, tash e tutje, vaksinimi do të bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion dhe përmes platformës e-kosova.
Qytetarët nga Prishtina do të vazhdojnë të vaksinohen në sallën “1 Tetori”, derisa ata të komunave të tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, vaksinën anti-Covid, e kanë marrë rreth 3 mijë e 100 qytetarë
“Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës. MSh është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave”, thuhet në njoftimin e MSH’së
Më poshtë mund të gjeni tabelën që tregon se ku mund të vaksinohen qytetarët e secilës komunë:

Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi