Ndonëse presidenti i vendit Hashim Thaçi ende nuk e ka caktuar datën e seancës konstituive të Kuvendit, në koalicion PDK-AAK-NISMA (PAN) vazhdojnë të deklarojnë se kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, i ka numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë së re, kurdo që caktohet seanca.
Në anën tjetër, Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, janë të bindur se Haradinaj do të dështojë në formimin e qeverisë. Sipas tyre, Qeveria e ardhshme do të formohet nga Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
PAN-i shprehet se i ka 62 votat e nevojshme për qeverinë e re. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se mund të bisedojmë me Haradinajn, por pa PDK-në. Ndërkaq, sot kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, u shpreh për një Qeveri gjithëpërfshirëse me afat njëvjeçar.
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën