Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u zbardhur fati i të zhdukurve.
Ai ka thënë se AKR në mandatin e ri qeverisës do të vë në krye të prioriteteve fatin e të zhdukurve.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka marrëveshje me Serbinë, e as paqe mes dy vendeve, për aq sa nuk zbardhet fati i të zhdukurve dhe kriminelët nuk sjellën para drejtësisë!
Sot në marshin për ditën ndërkombëtare për personat e zhdukur, me nënat dhe familjarët e atyre që na mungojnë, bëmë homazhe para përmendorës së dedikuar për përsonat e zhdukur.
Qeveritë në Serbi gjatë 20 viteve të fundit kanë refuzuar çdo mundësi për të zbardhur fatin e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar për të obliguar qeveritë në Serbi për të bërë bërë këtë, përderisa Qeveritë në Kosovë, pa përjashtim, nuk kanë bërë mjaftueshëm për të prioritizuar e trajtuar me seriozitet këtë çështje.
Aleanca Kosova e Re në mandatin e ri qeverisës do të vë në kryje të prioriteteve fatin e të zhdukurve. Dialogu me Serbin nuk mund të vazhdojë për-aq sa nuk ekziston një platformë e qartë dialoguese e cila vë në theks nevojën dhe kërkesat e qytetarëve për të rënët dhe të zhdukurit, sjelljen e fajtorëve para drejtësisë, pranimin e fajit e kërkim faljen.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...