Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka reaguar lidhur me rastin e anëtarit të bordit të Telekomit të Kosovës, Osman Ejupi që thuhet se punësoi katër fëmijët e tij në ndërmarrjen publike përgjatë vitit të kaluar.
Lidhur me këtë Lluka ka deklaruar se sot kanë kërkuar të vërtetohet informata dhe në rast se del të jetë e vërtetë, si ministër do të kërkojë menjëherë shkarkimin e tij në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
Tutje Lluka ka shtuar se nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme.
“Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme. Praktika të tilla janë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe ligjin e punës”, ka thënë Lluka.
Ejupi dyshohet të ketë punësuar fëmijët e tij në PTK të gjithë në të njëjtin muaj.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...