Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit-MCC ka organizuar ngjarjen “Women in Energy Scholarship Program”.
Ministri Valdrin Lluka ka thënë se 25 bursa nuk janë shumë.
“Por janë 25 ekspert që në të ardhmen mund të bëjnë që gratë të jenë kryetare të bordeve. Po ashtu vajzat e reja në të ardhmen mund të shikojnë edhe drejtimin e energjisë. Qe 20 vitet e pasluftës të gjitha bursat kanë qenë në shkenca sociale dhe është koha që për herë të parë po japim bursa në inxhinieri elektrike”, ka thënë ai.
Sipas tij në 10 vitet e ardhshme do të investohen 3 miliard euro në sektorin e energjisë.
“Mijëra vende pune do të krijohen. Po na mungojnë ekspert dhe sot UP e mbyll programin e masterit e doktorraturës për shkak të mungesës së kuadros. Kjo krijon problem afatgjatë për vendin tonë kur e dimë që strategjia për 10 vitet e ardhshme është ky sektor. Shpresoj që këto vajza të mos e përfundojnë vetëm me një fakultet por me master e doktoraturë dhe të vijnë të bëhen profesorë. Po ashtu i lutemi kompanive të punësojnë këto vajza të diplomuara”, tha ai
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...