Siç tashmë e dimë, gjendja e Telekomit të Kosovës nuk është aspak e kënaqshme, e këtë e deklaron edhe ministri Valdrin Lluka.
Sipas tij i vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi, dhe asnjë formë tjetër.
Numri i punëtorëve, përgjegjësia që ka Telekomi, si dhe ndikimi i vazhdueshëm politik sipas Llukës e bëjnë të paevitueshëm edhe falimentimin e kësaj ndërmarrjeje.
Lluka shton se privatizimi do ta hapte perspektivën jo vetëm për punëtorët e Telekomit, por edhe të përmirësonte kualitetin e shërbimeve si dhe numrin e tyre.
Lluka bën të ditur se duhet të bëhet privatizimi i një pjese të madhe të Telekomit, pasi në planet shtetërore është që Kosova të mbetet aksionare, diku prej 25% deri në 49%, pasi sipas Llukës këto aksione do të kenë më shumë vlerë sesa vlera totale e Telekomit momentalisht./rtv21
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...