Duket se Hashim Thaçi nuk është mësuar fort me të qenurit ministër i Punëve të Jashtme, apo zëvendëskryeministër. Ndodhi edhe sonte që ai, gjatë fjalimit të tij, të ngatërroj postin, duke e bërë veten kryeministër.
Sot, gjatë fjalimit që mbajti në konferencën “Gërmia Hill”, Thaçi tha se është ‘në ditët e fundit si kryeministër’, duke dashur të thotë ‘si zëvendëskryeministër’.
“Do të përpiqem të jem i shkurtër, vetëm në aspektin diplomatik, edhe pse i kam ditët e fundit si kryeministër shpresoj, pastaj natyrisht që do të kemi të njëjtat agjenda”, tha ai.
Gjatë fjalimit të tij, Thaçi qe mjaftë i zëshëm në kërkesat e tij ndaj Brukselit zyrtar, ku tha se nuk duhet vonuar e ngecur në proceset e Kosovës, meqë kjo do të mund të sillte konflikte e krizë ndër-shtetërore e ndëretnike.
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...