Presidentja Vjosa Osmani ka nguluar këmbë se veprimi i saj ishte duhuri kur e shkarkoi kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, ani pse vëzhguesit e BE-së konstatuan se e kishte shkelur ligjin, ndërkohë mori edhe kritika të shumta.
‘’Absolutisht. Pa asnjë dyshim. Diasporën i trajtoi si qytetarë të kategorisë së dytë. Të gjitha këto më kanë bindur se shkelja e integritetit është bërë nga Daka. Daka ka mbajtur anshmëri politike’’, tha ajo në Prime Time.
Tutje ajo për kritikat në këtë vendim dhe emërimin e ri, u përgjigj çuditshëm duke cituar një pjesë të këngës së Dafina Zeqirit.
‘’LLafe llafe, qysh thotë Dafina’’.
Tutje Osmani pas deklaratës së Dakës se do ta dërgojë lëndën në Kushtetuese, u përgjigj:
‘’Është e drejtë e secilit që të dërgojë rastin në gjykatë. S’ka asgjë që e ndalon një president që të emërojë dikë tjetër në KQZ’’.
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...