Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës kanë uruar qytetarët për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare.
“Me këtë rast, qytetarët e komunës tonë, si dhe të mbarë Kosovës, dëshmuan kulturën dhe maturinë e tyre qytetare e politike. Këto zgjedhje edhe një herë dëshmuan se qytetarët e Drenasit vlerësojnë punën e mirë që po bëhet nga komuna”, thuhet në njoftimin e komunës.
Tutje thuhet se Komuna e Drenasit, uron fituesit e zgjedhjeve parlamentare dhe i fton që të marrin shembull komunën e Drenasit për qeverisje të mirë e transparencë dhe njëkohësisht i fton për bashkëpunim në të mirë të interesit të përgjithshëm.
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...