Pas marrjes së aktvendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin nga aktakuza të dy zyrtarëve të Komunës së Drenasit, Shyqeri Bublaku dhe Vehbi Jashari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr vendim për rikthimin në vendet e tyre të punës.
Komuna e Drenasit, zyrtarisht ka pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit ndaj dy zyrtarëve komunal, shërbyes civil, të cilët janë liruar nga aktakuza për shkak se nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë, se të njëjtit kanë kryer vepra penale për të cilat dyshoheshin.
Me marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, ishte zotuar se do të zbaton Ligjet.
Ne kuadër të zbatimit të ligjeve ne Republikën e Kosovës, kishte zbatuar edhe nenin 69 të Ligjit për Shërbyesit Civil, duke pezulluar përkohësisht dy zyrtarët e lartcekur me 50 për qind të pagës, deri në përfundimin e procedurave penale.
Shyqeri Bublaku dhe Vehbi Jashari pas lirimit nga aktakuza dhe pushimit të procedurave penale, që nga dita e pezullimit do të kompensohen me 50 për qind të pagës se ndaluar për shkak të pezullimit parandalues, thuhet në njoftimin e Komunës.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...