Rreth 14 mijë mërgimtarë të komunës së Drenasit do të kenë mundësi të argëtohen për pothuajse 28 ditë në sheshin ”Fehmi Lladrovci” të këtij qyteti.
Kjo pasi Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci në bashkëpunim me stafin komunal, kanë organizuar edhe këtë vit ”Muajin e Mërgatës”, njofton Klan Kosova
Sipas Lladrovcit ky muaj i cili është aranzhuar në nderim e falënderim ndaj mërgimtarëve, do të jetë i mbushur me përplot aktivitete ndërsa theksohet se do të ketë koncerte me shumë artistë të estradës kosovare.
”Sot, në mbrëmjen e fillimit të nderimit të diasporës në komunën e Drenasit, evokuam ditët e kaluara në mërgim, si dhe të dashurit tanë që fizikisht nuk janë me neve. Uroj që pjesëtarët e diasporës tonë, të vijnë dhe të kthehen shëndosh e mirë, familjeve të veta, vendit të punës dhe përparimit kudo që janë. Diaspora e ka rikonfirmuar njëmijë herë dashurinë për atdheun” thotë ai në facebook, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht numrit të shumtë të frekuentuar gjatë këtij muaji të qytetarëve të kësaj komune, siguria në këtë zonë është në nivel.
Klan Kosova mëson se është angazhuar edhe një kompani sigurimi që gjithçka të përfundojë në rregull dhe pa ndonjë incident./klan kosova/





Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Nai...
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati