Përveç 160 bursave të cilat janë ndarë ditë më parë, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë ndarjen e bursave edhe për studentët e tjerë që kanë plotësuar kriteret sipas listës së shpallur nga
“Lladrovci që nga marrja e mandatit prioritet ka sektorin e arsimit, përkatësisht ngritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve gjithnjë më të mira infrastrukturore.Nga 212 studentë që kanë plotësuar kriteret, 160 janë ndarë ditë më parë, 25 të tjera sot, ndërsa 28 bursa do të ndahen me fillimin e vitit fiskal 2021. Në këtë mënyrë, duke i përfshirë të gjithë studentët që i kanë plotësuar kriteret, përkatësisht 212 përfitues. Përfshirja e gjithë studentëve që kanë plotësuar kriteret ka qenë propozim i kryetarit Lladrovci që ka marrë mbështetje edhe nga Kuvendi Komunal”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari Lladrovci i ka uruar studentët përfitues, duke shprehur përkushtimin e komunës për t’i përkrahur në rrugëtimi e dijës.
![]()
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...