Procesi i regjistrimit të popullsisë ka shpërfaqur edhe njëherë mospajtimet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
Disa kryetarë të komunave kanë kërkuar që ky proces të shtyhet, disa të tjerë kanë thënë se nuk duhet të shtyhet.
E nga Qeveria e cilësojnë si jetik mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, raporton EO.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet për të paktën edhe dy javë të tjera.
Ai është ankuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk është përgatitur mjaftueshëm për këtë proces.
Ai ka thënë se komuna është njoftuar se regjistrimi – që nis sot, 5 prill – është shtyrë për të hënën.
“Më vjen keq që sërish më duhet të përsëris fjalën time të 2 nëntorit kur edhe atëherë kemi shpreh ankesat për papërgatitjet e ASK për këtë proces. Na kemi informacionet që gjithë anëtarët e Komisionit komunal për Regjistrim kanë marrë njoftim që regjistrimi është shty deri të hënën, sa është e vërtetë na e thuani ju këtu. Konkursi për regjistrues ende vazhdon”, ka thënë ai në takimin e ftuar nga MAPL-ja, ku merr pjesë edhe kryeministri.
Lladrovci ka thënë se komuna e tij ka mungesë të zyrtarëve të regjistrimit, e sipas tij shumë prej tyre edhe e lënë punën.
Ndërkohë, ai ka shtuar se ka mungesë të informacionit dhe buxhetit për këtë proces, duke theksuar paqartësitë mbi pyetësorin lidhur me dëmet e luftës.
“Unë nuk e di a kem të drejtë por unë kisha thënë që me shty edhe 2 javë procesin e regjistrimit se e kemi vështirë me kry mirë edhe ju qysh po kërkoni edhe ne qysh po duam”, ka thënë Lladrovci.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...