Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të shumta në komunën e Drenasit.
Kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci tha për Klan Kosova se deri më tani si pasojë e reshjeve, janë evakuuar 20 familje.
“Pas reshjeve të shumta të shiut, sigurisht që në tërë territorin e Drenasit kemi probleme me vërshimet. Në gatishmëri i kemi njësitë e zjarrfikësve, shërbimet publike të komunës por edhe qytetarë që po na ndihmojnë për t’i evakuuar njerëzit nga një vend në tjetrin”, tha Lladrovci.
“Deri më tani, zjarrfikësit i kanë larguar 20 familje”, tha ai për Klan Kosovën.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...